Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërkombëtarët reagojnë pas ngjarjeve në Tiranë
English

Ndërkombëtarët reagojnë pas ngjarjeve në Tiranë

Ngjarjet në Tiranë me pasojë humbjen e jetëve të tre personave dhe dhjetëra të plagosurve kanë shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve. Edhe Berlini zyrtar ka reaguar.

Opinioni ndërkombëtar shprehet i shokuar për ngjarjet e djeshme në Tiranë dhe bën thirrje për qetësi e maturi. Në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, tha se ne shprehim keqardhje për viktimat e djeshme në Shqipëri. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha palëve politike që të evitojnë eskalimin e mëtejshëm të situatës, paralajmëron Berlini.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan dhunën në kryeqytetin shqiptar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Crowley tha para mediave se "shprehim keqardhjen që demonstrata në Tiranë nuk ishte paqësore dhe se thirrjet e mëparshme për përmbajtje nuk u dëgjuan. Shprehim gjithashtu keqardhje për jetët e humbura dhe dhjetëra të plagosur", ka thënë zëdhënësi amerikan. Përdorimi i retorikës provokuese dhe çdo lloj forme dhune nuk është në të mirën e popullit shqiptar. Ata meritojnë diçka më të mirë, është shprehur Crowley.

Ngjarjet në Tiranë kanë shokuar edhe Brukselin. Më një deklaratë të BE-së shprehet keqardhja për jetët e humbura dhe bëhet thirrje për maturi dhe qetësi. Shqipëria është një vend demokratik dhe aspirante për në Bashkimin Evropian. Prandaj riforcojmë thirrjen tonë për një dialog konstruktiv dhe kompromis për të gjetur zgjidhje për problemet politike, apelon BE.

Përmes një komunikate për shtyp edhe eurodeputetja Tanja Fajon bën thirrje për ndaljen e lëndimit të njerëzve të pafajshëm dhe kërkon që politikanët e përgjegjshëm të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Fajon shprehet në deklaratën e saj se qytetarët shqiptarë kanë vuajtur mjaft në këto vite, prandaj ata meritojnë meritojnë një vend që funksionon në mënyrë të drejtë e me ndershmëri, në paqe e stabilitet.

Ndërkohë Amnesty International i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë rastet e vdekjes së tre personave gjatë protestave antiqeveritare në Tiranë. Andrea Huber, zëvendësdrejtore e Amnesty International për Evropën dhe Azinë, është shprehur se "policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe mbrojë publikun, por nuk duhet të përdorë forcë ekscesive kundër atyre që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar."

a.k/NOA/DV

KOMENTE