Warning: file_get_contents(): SSL: Success in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pëllumbi që u përpoq të transportonte drogë
English

Pëllumbi që u përpoq të transportonte drogë

Kolumbi, 21 Janar NOA - Mund ta quajmë një pëllumb udhëtar, të “gjeneratës së re”. Faktikisht, mjafton të kujtojmë se zogjtë në të shkuarën janë përdorur për të shkëmbyer letra dhe për të çuar mesazhe, por në ditët e sotme njerëzit kanë menduar të vënë në përdorim këto kafshë për arsye më pak fisnike dhe romantike: të transportojnë drogë brenda një burgu. Ka qenë policia e burgut në Bucaramanga, një qytet në verilindje të Kolumbisë, që ka zbuluar këtë fakt.

“Narko-pëllumbi” fluturonte rreth burgut të “Carcel Modelo”, kur papritmas u përplas me murin rrethues. Një veçori, e cila ngjalli menjëherë dyshime të shumta. Në krahët e shpendit agjentët kanë gjetur drogë, një sasi prej 40 gramësh marihuanë dhe 5 gramësh kokainë. Një ngarkesë tepër e rëndë për shpendin, i cili faktikisht nuk ishte në gjendje për të përfunduar misionin. Pas disa përplasjeve të krahëve ai nuk arriti dot të përballonte ngarkesën. Tashmë ndodhet në kujdesin e një reparti policor.

r.b/NOA

KOMENTE