English

Prokuroria kërkon prangosjen e Komandantit të Gardës

Tiranë, 23 janar, NOA – Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga Policia e Shtetit arrestimin e Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe pesë drejtues të tjerë të Gardës së Republikës që kishin detyrë mbrojtjen e godinës së Kryeministrisë gjatë datës 21 janar.

Burime nga Prokuroria thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se fletë-arrestet janë prerë gjatë ditës së djeshme. Prokuroria e Përgjithshme ndonëse jozyrtarisht, ankohet se Policia e Shtetit nuk po vepron për arrestimin e tyre.

Ndërkohë, as Prokuroria e Tiranës dhe as ajo e Përgjithshme nuk kanë nxjerrë njoftim zyrtar për media mbi kërkesën për ndalimin e gardistëve, gjithsesi nga këto institucione, lajmi nuk është përgënjeshtruar.

Ajo që bie në sy në fletë-arrestet e prokurorisë është integrimi në to i nenit 253 të Kodit Penal që flet për mundësi arratisje të të dyshuarve që synohet të vihen në pranga.

Veç Komandantit të Gardës së Republikës, fletë-arrestet janë prerë dhe për Zëvendësin e tij, Alfred Ahmetaj dhe personat që janë drejtues të njësisë operacionale të Gardës së Republikës, Dashamir Shehu, Shef i Njësisë Operacionale nr. 2 dhe Fran Prenga, Drejtor i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.

Ndërkohë që ende nuk janë bërë publike emrat e dy efektivave të tjerë të gadës për të cilët është lëshuar flet arresti.

Vendimi i Prokurorisë është marrë dje në bazë të hetimet që janë kryer dhe flet-arrestet i janë dërguar për ekzekutim policisë. Ndërkohë deri në mesditën e stome nuk ka pasur asnjë ndalim të personave të mësipërm nga ana e policisë.

a.k/NOA

KOMENTE