English

"Rama, nëse përsërit 21 janarin ndëshkim ekzemplar vetëm ty"

“Banditët brenda demonstruesve u pajisën me armë nga Policia Bashkiake”

Berisha iu drejtua në fund me një mesazh Edi Ramës, siç tha në mënyrë përfundimtare, duke paralajmëruar se një rast i dytë i përsëritjes së asaj që ndodhi më 21 janar.

Çdo tentativë tjetër për pushtim institucionesh do të marrë ndëshkim ekzemplar, jo tek të tjerët por tek Rama personalisht”.

“Nuk do të merrem në mënyrë absolute me asnjë njeri tjetër përveç atij. E bëre një herë se je ky që je, e bëre për së dyti, do të kesh përgjigjen më totale që mund të jetë. Do të ketë zero toleranca ndaj prekjes së çdo institucioni. Toleranca do të jetë zero”.

Tiranë, 23 Janar 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot pasdite Qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku që në fillim bëri një përmbledhje të fillesave të situatës aktuale.

Ndiqni në kohë reale:

“Edi Rama mendoi se atë që nuk realizoi dot me anë të votës do ta realizonte nëpërmjet banditëve, trafikantëve, bashibozukëve të paguar, duke shfrytëzuar nj montim të turpshmë të tij.

Dhjetë ditë më parë, paraqiti para shqiptarëve në Top Channel, një video në të cilën rezultonte zëvendëskryeministri Meta në një bisedë me ish ministrin Dritan Prifti.

Siçe panë shqiptarët, manipulimi ishte grotesk, sepse kalohej në këtë video, nga minuta e 29 e orës 13 në orën 13.30 e 4 sekonda. Pra videos i ishin hequr 30 sekonda.

Berisha pohoi më tej se Meta dha dorëheqjen kurse theksoi se opinioni ndërkombëtar kritikoi këtë fakt.

“Edi Rama vendosi në mbledhjen e Asamblesë së PS, thirrjen e demonstratës popullore dhe inkurajoi banditë dhe kriminelë.

Shpërndau qindra milionë lekë, pagesa të dyfishta, pagesë për të ardhur në demonstratë që ishte rreth 10-20 mijë lekë dhe pagesën për të qëlluar me gurë që ishte 200-300 mijë lekë të vjetra.

Këto u bënë haptas në sytë publike në të katër anët. E spostuan në Parlament skenarin e puçit. U bë gjithçka që të tregonin se ata në atë sallë mund të mposhtnin kryeministrin e vendit.

“Pas kësaj mora fjalën unë dhe sapo unë përmenda të vërteta për Edi Ramën, të vërteta sepse nuk i lejoj vetes të them të pavërteta për të dhe për këdo tjetër. Unë përmenda dosjen që ia botoi një gazetë pranë tij, ku tregohej se ai kishte akuzuar të atin se ishte babai i të birit të tij duke kërkuar deri dhe analiza.

Këtu ata mu hodhën të gjithë duke kërkuar të detyronin kryeministrin që të mos flasë. Më tej folën haptas se do të marrin pushtetin me dhunë duke iu referuar demonstratës së 21 janarit.

Më datë 20 janar në darkë të dy, unë dhe Edi Rama kemi qenë në intervista televizive. Unë shpreha vendosmërinë e palëkundur për të drejtën e protestës.

Në të njëjtën kohë, Edi Rama në Top Story tha se nesër do të dalim në krah të popullit. Populli mund të tejkalojë opozitën, mund të mos dëgjojë opozitën, mund të bëjë atë që bën. Pra një ftesë direkte bandave që të tejkalojnë institucionet kushtetuese dhe të rendit.

Të nesërmen më 21 janar thirra në zyrën time ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë. U kam dhënë porosi të veçantë: Do të shmanget çdo provokim ndaj protestuesve. Do të tolerohet gjithçka është e mundshme. Natyrisht nëse ka dhunë, do të zbatohet ligji, por për gjëra të vogla dhe sharje, jo.

Mora garanci të plotë prej tyre.

Ndërkohë kisha fiksuar një drekë me ambasadorët dhe në orën 13.00 drekova. Në orën 14.15 isha në zyrën time.

Edvin Kristaq Rama ishte futur në kafenë e Fidelit, drejtonte që andej operacionin e bandave. Priste që si fitimtar të vinte të ulej në karrige, pasi banditët të çanin gjithë mekanizmat e mbrojtjes dhe ai priste te karrigia e Fidelit që po i dukej e ngjashme me atë të Kryeministrit.

Forcat e rendit, Garda e Republikës, bënë një mbrojtje të shkëlqyer. Zmbrapsën të gjitha sulmet banditeske të bëra me armë, janë evidentuar, të bëra me shishe Molotov dhe armë të tjera që u janë shpërndarë demonstruesve nga Policia Bashkiake.

Në një moment, banditët thyen derën e Kryeministrisë. U futën në territor në të cilin përgjigjja është, sipas rregullores së Gardës, fillimisht qëllim në ajër dhe pastaj asgjësim. Sidoqoftë, fatmirësisht, punonjësi i Gardës e kaloi atë moment dhe aty brenda oborrit, askush nuk mbeti i vrarë.

Ndërkohë, një deputet i PS, Ilir Bejtja, kishte marrë një makinë dhe e sollën në oborrin e Kryeministrisë por pasi e çanë derën e parë nuk e dinin se kishte një pritë zjarri dhe një derë të dytë hekuri.

Puçi dështoi. Qytetarët e Tiranës bojkotuan tërëissht protestën. Por edhe mijëra protestues socialistë, duke parë gjëmën që krijoi Edi Rama dhe banditët e tij, u distancuan duke pohuar se kishin ardhur vetëm për protestë.

Duke shprehur mirënjohje ndaj forcave të rendit, Berisha tha se janë plagosur 27 policë dhe 81 gardistë.

Kurse më tej foli për skenarin sipas tij të PS:

Do të merrej ndërtesa e Kryeministrisë, e Parlamentit dhe e Radiotelevizionit.

Në këtë skenar, dështimi te Kryeministria, bëri që skenari të dështonte.

Këtu Berisha ftoi qytetarët që “të punojmë së bashku për të rikuperuar imazhin realisht të dëmtuar të vendit, pjesë e NATO-s, ku kryetari i opozitës me dy ministra të diktaturës rrethon Kryeministrinë dhe e sulmon atë.

Berisha përmendi më pas se mbetën 3 viktima duke korrigjuar se kishte thënë që vrasja e tyre me armë ishte bërë nga goditje nga afër, por shtoi se gjithsesi kërkoi hetim të plotë.

Berisha tha më pas se të gjitha regjistrimet televizive të Kryeministrisë iu dhanë Prokurorisë.

Kurse opozita tha menjëherë se janë vrarë me snajper. Më pas e tërhoqën këtë deklaratë dhe thanë se është qëlluar nga brenda Kryeministrisë.

Berisha menjëherë më pas tha se u paraqitën pamje të një gardisti që qëllonte në ajër duke shtuar se nuk përjashtohet që ndonjë plumb qorr të ketë shkaktuar vrasjen që u dha në Tv.

Berisha i cilësoi viktimat si njerëz të paguar nga Edi Rama për të marrë Kryeministrinë.

Më tej vazhdoi:

Në orët e para të mëngjesit 22 janar, ministri i Brendshëm më informon se Prokuroria e Shtetit, pa asnjë analizë balistike, lëshon urdhra arresti për të gjithë zinxhirin komandues të Gardës, nga komandanti, gjenerali i Gardës deri tek ushtari.

Ndërkohë që Garda funksionon me rregullore, ushtari që qëllon aty, sipas rregullores qëllon në ajër, nuk iku, asgjësoje, - tha Berisha.

Më tej citoi: Ministri i Brendshëm i tha Ina Ramës se kjo që do të bëjë është të inkurajosh një sulm të dytë ndaj institucioneve. Unë të garantoj se secili prej tyre nuk do të largohet nga Shqipëria dhe të gatshëm për hetim.

Prokurorja e Përgjithshme i përgjigjet duke i thënë le të vijnë një herë, ne pak do t’i mbajmë.

Por specialistët pohojnë se ka nene që nuk janë zbatuar, tha Berisha duke iu referuar neneve që përmendi sot më herët, Eduard Halimi, deputet i PD.

Berisha tha më pas se vendimi i Ina Ramës erdhi në kushtet kur Edi Rama nga Fieri shpalli një tjetër demonstratë.

Qeveria do të bëjë gjithçka për hetim të plotë për humbjen e këtyre jetëve. Unë sot kam takuar të gjithë ambasadorët e NATO-s, SHBA, BE, KE, OSBE. Fjala ime ka qenë: Cilido vend që do të na sjellë ekspertë për zbardhjen e ngjarjes, është i mirëpritur.

Berisha më pas iu drejtua qytetarëve për Prokuroren e Përgjithshme:

Kjo zonjë, që kur është votuar me votën time dhe të mazhorancës, ka adoptuar dy standarde, për të cilat unë kam bërë deklaratën time. Kjo zonjë që kur ëhstë ulur në atë karrige, nuk ka hapur asnjë dosje penale ndaj asnjë eksponenti të qeverisë së mëparshme dhe të qeverisë vendore socialiste. u ka dhuruar atyre imunitet të plotë.

Kjo zonjë ka hapur me qindra dosje ndaj mazhorancës dhe administratës së saj. Qëndrimi im ka qenë një falënderim i sinqertë për penalizimet që i ka bërë dhe që i bën dhe që do t’i bëjë qeverisjes.

Më pas Berisha kritikoi faktin se Edi Rama asnjëherë nuk u thirr për akuzat e hedhura mbi aferat 20 përqindshe dhe dosja u mbyll.

Berisha konsideroi se deri këtu çdo gjë mund të konsiderohej e pranueshme, por vijoi se në këtë situatë nuk mund të jetë më kështu.

Berisha denoncoi se Ina Rama dekonspiron hetimet duke raportuar tek Edi Rama.

Kurse më pas paralajmëroi:

“Ne do të mbledhim Parlamentin, do të krijojmë komision parlamentar për puçin” dhe e ndërpreu detajimin e këtij zhvillimi të riu, duke njoftuar se do të shtyhet manifestimi i paralajmëruar, pa afat, në funksion sikundër tha, të mirëkuptimit dhe me ndërkombëtarët.

Berisha tha edhe se të enjten do të udhëtojë në Strasburg ku atje, do të diskutohet për raportin e Dik Martit.

Këtu Berisha shpjegoi se Parlamenti mblidhet sonte për këtë qëllim.

Kurse iu drejtua në fund me një mesazh siç tha në mënyrë përfundimtare duke paralajmëruar se një rast i dytë i përsëritjes së asaj që ndodhi më 21 janar.

Çdo tentativë tjetër për pushtim institucionesh do të marrë ndëshkim ekzemplar, jo tek të tjerët por tek Rama personalisht”.

“Nuk do të merrem në mënyrë absolute me asnjë njeri tjetër përveç atij. E bëre një herë se je ky që je, e bëre për së dyti, do të kesh përgjigjen më totale që mund të jetë. Do të ketë zero toleranca ndaj prekjes së çdo institucioni. Toleranca do të jetë zero”.

Të paguajë zjarrvënës, të bëjë ç’të dojë. Por ai dhe vetëm ai do të jetë personi që do të ndëshkohet, tha Berisha.

Berisha siguroi se nuk do të ketë as gjendje të jashtëzakonshme dhe as kufizim të lirive. Opozita le të protestojë sa të dojë, në mënyrë paqësore.

Ndërsa zotëria e tij, po e përsëriti, do të më detyrojë t’i qëndroj fjalës sime, - përfundoi Berisha duke theksuar se këtë mesazh ua kishte pohuar të gjithë ndërkombëtarëve dhe se e ndjente për detyrë tua thoshte edhe të gjithë qytetarëve.

e.r/NOA

KOMENTE