Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Policët dhe gardistët e plagosur, heronjtë e Shqipërisë (VIDEO)
English

Topalli: Policët dhe gardistët e plagosur, heronjtë e Shqipërisë (VIDEO)

Tiranë, 23 janar 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i cilësoi sot punonjësit e policisë dhe të Gardës së Republikës, të cilët u plagosën gjatë akteve të dhunshme në demonstratën e 21 janarit si heronj të Shqipërisë dhe mbrojtës të rendit publik dhe jetës së çdo qytetari. Këtë deklaratë kryeparlamentarja Topalli e bëri pas vizitës që ajo zhvilloi këtë të dielë në Spitalin Ushtarak, ku u takua nga afër me efektivët e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës të cilët u plagosën nga protestat e dhunshme. Ajo shprehu solidaritetin e saj dhe mirënjohjen për qëndrimin e tyre heroik në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve të vendit. Kryetarja e Kuvendit u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të efektivave të Policisë dhe Gardës ndërsa uroi shërimin e shpejtë të tyre. Zonja Topalli theksoi se këta punonjës, të cilët u përballën dhe u qëlluan në demonstratën e dhunshme të inskenuar dhe organizuar për puç shteti nga kreu i PS-së, Edi Rama, janë heronjtë e Shqipërisë në mbrojtje të jetës së çdo qytetari shqiptar dhe institucioneve kushtetuese. Gjatë prononcimit për median në dalje të Spitalit Ushtarak, zonja Topalli tha se “Kam ardhur për t’u thënë gjithë shqiptarëve, se këta janë heronjtë, për të mbrojtur rendin kushtetues, këta janë heronjtë djemtë e gradës dhe të policisë, që kanë mbrojtur institucionet kushtetuese në një sulm të paralajmëruar, nga Edi Rama. Këta janë heronjtë që kanë mbrojtur jetën e familjes së çdo shqiptari, biznesi dhe qetësinë e tyre”.

[media id=25 width=320 height=240]

Kryeparlamentarja ndër të tjera shtoi se “Kam ardhur këtu për t’u solidarizuar me këta heronj dhe për t’i thënë Edvin Ramës, pavarësisht se skenari i pucit të shtetit nuk ka përfunduar ende, ai nuk mund të rrëzojë një qeveri të ligjshme me dhunë”. Sipas Topallit, skenari puçist i Edi Ramës ende nuk është mbyllur, por ajo i kujtoi Ramës se me heronj të tillë si punonjësit e Policisë dhe të Gardës së Republikës, nuk rrëzohen institucionet dhe pushteti i ligjshëm. Topalli tha se dhuna në vend ka vetëm një emër, Edi Rama. Zonja Topalli, kur thoni se nuk është mbyllur puçi i shtetit ç’farë keni parasysh protesta diçka tjetër apo dhe Prokurorinë ? Kam parasysh të gjitha zhvillimet që keni ndjekur edhe dje edhe sot. mit/NOA

KOMENTE