English

ALD për Evropën: E zemëruar nga tonet e Berishës

Amsterdam, 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Marietje Schaake (D66, Hollandë), zëdhënëse e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën duke folur mbi marrëdhëniet me Shqipërinë tha sot se është ishte shokuar kur pa të Premten e shkuar përleshje të dhunshme e protesta në Tiranë, si dhe reagimin e tepruar nga ana e policisë.

“Jam e zhgënjyer dhe zemëruar akoma më shumë nga toni dhe përmbajtja e deklaratave si nga Kryeministri Berisha ashtu edhe nga liderët e opozitës, të cilat vetëm sa ushqejnë akoma më shumë polarizimin e thellë të jetës politike shqiptare”, - deklaroi Schake.

“Tani ne kemi nevojë për një hetim të pavarur të gjyqësorit mbi këto ngjarje dhe mbi vdekjet e tre protestuesve, dhe unë i bëj thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE të sigurohet që BE është e përfshirë në një hetim të tillë për tu siguruar që autoritetet shqiptare prodhojnë një hetim objektiv”, - ka shtuar ajo.

“Si një zëdhënëse për grupin Liberal dhe Demokrat mbi Shqipërinë, unë do të paraqes një kërkesë për Parlamentin Europian për mbajtjen e një debati serioz dhe të hollësishëm mbi përballjen e tejzgjatur politike në Shqipëri, në sesionin e ri. Përfaqësuesja e Lartë Ashton duhet të emërojë një mediator të BE për Shqipërinë për të rivendosur qetësinë dhe debatin normal politik për vendin në mënyrë që aspiratat legjitime të shqiptarëve të zakonshëm të mos largohen akoma më tepër nga veprimet dhe provokimet e lidershipit politik aktual”, - përfundon deklarata e zëdhënëses së Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën.

e.t/NOA

KOMENTE