English

Çavushoglu: Keqardhje për dhunën politike

Berisha, 24 janar, NOA - Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlud Çavushoglu ka bërë apel sot për uljen e tensioneve në Shqipëri dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike. Në një deklaratë bërë sot në KiE, Çavushoglu ka theksuar se “ndihemi keq për dhunën politike dhe ndihemi keq që dhuna degjeneroj në tre vrasje”.

Ai ka theksuar se Këshilli i Europës duhet të merret seriozisht me këtë çështje dhe faktori ndërkombëtarë duhet të thotë fjalë e tij.

Ai ka përmendur dhe faktin se ditën e enjte, kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ne një seancë të KiE, ku do të jap sqarime dhe për situatën politike në vend.

a.k/NOA

KOMENTE