Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del jashtë shërbimi faqja zyrtare e Presidencës
English

Del jashtë shërbimi faqja zyrtare e Presidencës

Tiranë, 24 Janar 2011 NOA – Prej disa orësh, faqja zyrtare e internetit të Presidentit të Republikës është jashtë shërbimi dhe asnjë informacion aktual dhe arkivi nuk është i disponueshëm.

Për më tepër sikundër shihni në fotot, janë zhdukur përkohësisht materialet në vite dhe shfaqen gabime në database.

Presidenti kishte në axhendën e vet sot, ndër takimet e bëra të ditura publikisht, një bisedë kokë më kokë me Edi Ramën.

Faqja e internetit të Presidentit, është burimi i vetëm zyrtar i marrjes së informacioni nga kryetari i shtetit.

Pas ores 16.30, faqja arriti te rikthehej online.

e.r/NOA

KOMENTE