English

Lind një celular i ri me tastierë QWERTY

SHBA, 24 Janar NOA - Javët në vazhdim do të prezantohet në treg Samsungu i ri GT-C3500 (Ch@ t 350), një telefon i kategorisë së ulët, i cili dallohet nga një tastierë e tipit QËERTY tepër praktike dhe nga një ekran me prekje (në formatin QVGA dhe i madhësisë 2,4 inç) si smartphonët më të kushtueshëm. Trupi i telefonit celular ka përmasat 100 x 52 x16 milimetër dhe zotëron një kamerë prej 2.0 megapixel të pajisur me blic. Nuk mungojnë lidhjet bluetooth dhe Wi-Fi, ndërsa për sa i përket memories ajo është e zgjerueshme nëpërmjet mikro-sledave SD. Për momentin nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me çmimin me të cilin ky celular do të lançohet në treg.

r.b/NOA

KOMENTE