Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Media greke: Demonstrata, inskenim për qëllimet e Ramës
English

Media greke: Demonstrata, inskenim për qëllimet e Ramës

Athinë, 24 Janar 2011 - Gazeta greke, To Etnos, shkruan sot se protesta e 21 janarit nuk ishte protestë qytetarësh të indinjuar, por inskenim për të përmbushur qëllimet politike të Edi Ramës. Vendimtare për të ardhmen politike të Shqipërisë është java që vjen, shkruan ajo.

Më poshtë vijon përmbledhje e shkrimit.

Kriza e tejzgjatur politike që pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, hyri në rrugën e acarimit të përgjakshëm. Por askush nuk është në gjendje të parashikojë nëse vrasja e 3 protestuesve nga forcat e sigurisë përbën fundin apo fillimin e kësaj përplasje të dhunshme. E sigurt është se me këtë qeveri socialistët në opozitë dhe aleatët e tyre kanë përjashtuar rikthimin në parlament dhe funksionimin qoftë edhe formalisht të këtij institucioni. Versioni se incidentet e dhunshme erdhën pas publikimit të një videoje që implikonte ish-ministrin e jashtëm Ilir Meta në një aferë korruptive është sipërfaqësor. Asnjë qeveri në Shqipëri nuk mund të bjerë për shkak të korrupsionit në radhët e saj. Shqiptarët nuk janë as finlandezë e as suedezë që të indinjohen nga të tilla akuza. Këtu është Ballkani dhe askush nuk del në demonstratë i shokuar se një ministër ka favorizuar një kompani private. Le të mos shkojmë më larg, a pamë ndonjë grek të dalë në protestë pasi dy partitë Pasok dhe Demokracia e Re mbuluan skandalin Siemens? Dukshëm pra aspak protestë spontane dhe qytetarësh të indinjuar nuk ishte demonstrata e Tiranës. Sigurisht që ishte një përpjekje e Partisë Socialiste për të përdorur politikisht videon ndaj Ilir Metës me qëllim eliminimin e tij politik dhe dobësimin e qeverisë Berisha. Partia Socialiste bëri disa hapa në arritjen e këtyre objektivave por është ende larg dy qëllimeve të saj.

[media id=14 width=620 height=440]

KOMENTE