Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani konsulta me donatorët: Zbatimi i shtetit ligjor në themel të strategjisë
English

Nishani konsulta me donatorët: Zbatimi i shtetit ligjor në themel të strategjisë

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka diskutuar sot me donatorët e huaj që kontribuojnë në realizimin e reformës në drejtëesi mbi draftin e strategjisë së Drejtësisë. Sipas Nishanit, strategjia për drejtësinë është një kontribut real për forcimin, funksionimin dhe zbatimin e rregullave të shtetit ligjor si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Drejtësisë gjatë konsultimit me donatorët theksoi se “Në themel të kësaj strategjie do të jetë, zbatimi i shtetit ligjor si garancia e vetme e respektimit të të drejtave të njeriut dhe si gur themellor i demokracisë ne vend. Kjo strategji ndjek me vëmendje prioritetet që qeveria shqiptare ka në integrimin e saj në familjen evropiane”, tha Nishani. theksoi ministri Nishani.

Ai i konsideroi të një rëndësie të veçantë objektivat që synon kjo strategji, sa i përket krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, e të paanshëm.

Sipas tij sistemi gjyqësor duhet të respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut, të rrezatojë besueshmëri dhe transparencë, duke patur si qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

Më tej, ministri Nishani shprehu mirënjohjen për donatorët dhe asistencën e shteteve mike në reformën në drejtësi, e realizuar nëpërmjet misioneve të akredituara në vend, OSBE-së, Këshillit të Europës, të cilat kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme konsolidimin e shtetit ligjor dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Draftimi dhe konsultimi me të gjithë aktorët që veprojnë në fushën e drejtësisë synon finalizimin me një dokument të vetëm të projekt – politikave për zhvillimin në vazhdimësi të rolit dhe bashkërendimit të hallkave dhe aktorëve të sistemit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë draftoi Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë, përgjatë vitit të shkuar.

Procesi ka vijuar me mbledhjen e informacionit, identifikimin e problematikave, vizionit, prioriteteve dhe objektivave strategjike për ta kthyer atë në një dokument të zbatueshëm gjithëpërfshirës.

Sipas MD-së, rekomandimet e dhëna në këtë tryezë do të reflektohen në Planin e Veprimit.

mit/NOA

KOMENTE