English

Përfundon takimi i ambasadorëve me shefin e opozitës

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Sapo ka përfunduar takimi i ambasadorëve të Be-së me Kryetarin e Opozitës, Edi Rama. Takimi kishte nisur që në orën 17.00. Në këtë takim që u zhvilluar për precipitimin e situatës politike në vend dhe ngjarjet e rënda që shënuan demonstratën e 21 janarit, merrtë pjesë përveç ambasadorëve të vendeve të BE-së edhe ai ameritan Aleksandër Arvizu. Takimi me kryesocialistin Rama erdhi pas takimit të ambasadorëve me Presidentin e Republikës Bamir Topi të shtunën dhe me Kryeministrin, Sali Berisha të dielën. Ambasadorët e vendeve të BE-së kanë kërkuar edhe gjetjen e zgjidhjes për qetësimin e situatës politike në vend të rënduar tejet pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku u vranë tre demonstrues. Por, takimi zhvillohet ndërkohë që si opozita dhe mazhoranca kanë paralajmëruar zhvillimin e dy demonstratave paqësore, kur përkatësisht të premten e 28 janarit do të demonstrojë Opozita dhe të shtunën e 29 janarit vetë kryeministri Berisha paralajmëroi një demonstratë të mazhorancës dhe mbështetësve të saj. Ende nuk dihet nëse takimi do të zbardhet nga kryesocialisti Rama në një dalje të tij publike pas takimit. mit/NOA

KOMENTE