Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundon takimi Topi-Rama mbi situatën politike në vend
English

Përfundon takimi Topi-Rama mbi situatën politike në vend

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Sapo ka përfunduar takimi mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe Kryetarit të Opozitës, Edi Rama i zhvilluar në mjediset e Presidencës. Takimi kokë më kokë, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta ishte kërkuar nga lidershipi i PS-së. Takimi është zhvilluar për të gjetur një zgjidhje për të qetësuar situatën në vend, e tensionuar ndjeshëm pas demonstratës së 21 janarit, ku pas akteve të dhunës jashtë selisë së kryeministrisë, mbetën të vrarë me armë zjarri tre demonstrues. Ende nuk dihet se për ç’farë zgjidhjesh bëhet fjalë. Pas daljes nga Presidenca, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat. Porse selia rozë ka njoftuar se pas pak Kryetari i Partisë Socialiste do të ketë një bashkëbisedim me mediat, ku pritet që ai të zbardhë edhe ndonjë detaj të bisedës me Presidentin Topi. Takimi është mbajtur disa orë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë dhe mbledhjes së Parlamentit mbrëmjen e të dielës, ku mazhoranca kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e puçit të inskenuar sikundër tha kryeministri Berisha ndaj shtetit. Ndërkohë që një ditë më parë, kryeministri Berisha u takua për situatën më të fundit politike në vend edhe me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në selinë e qeverisë. mit/NOA

KOMENTE