Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Identifikuam në pamje një demonstrues tjetër me pistoletë
English

Policia: Identifikuam në pamje një demonstrues tjetër me pistoletë

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Ndërkohë që nuk zbaton ende urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria për gardistët që shtinë me armë në demonstratën e 21 janarit, Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi pasdite se në vijim të komunikimeve mbi demostratën e opozitës në 21 janar uniformat blu kanë identifikuar një tjetër person që gjatë protestës ishte i armatosur me pistoletë. Në një deklaratë policia e kryeqytetit bën me dije se nga analiza e ngjarjeve të ndodhura përmes edhe pamjeve filmike është identifikuar një shtetas, i cili sikundër thotë policia e Tiranës gjatë zhvillimit të protestës, ka qenë i armatosur me armë zjarri të tipit Pistoletë. Shtetasi i armatosur në fjalë thuhet në deklaratën e policisë ndodhej mu përballë godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Uniformat blu të hetimit të krimit po punojnë për identifikimin, dokumentimin ligjor dhe kapjen e këtij shtetasi. Ndërkohë policia paraqiti edhe pamjet filmike të personit në fjalë gjatë demonstratës së 21 janarit, ku pas akteve të dhunës u vranë edhe tre demonstrues. mit/NOA

KOMENTE