Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Kapet Hektor Nikolli, vrau gjatë grabitjes në autobus në 1996
English

Policia: Kapet Hektor Nikolli, vrau gjatë grabitjes në autobus në 1996

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Policia e Shtetit ka njoftuar sot kapjen në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë të 35-vjeçarit nga Dibra Hektor Nikolli, i akuzuar për vrasjen e dy personave gjatë vjedhjes së një autobusi në vitin 1996. Policia e Shtetit bën me dije se Hektor (Shaqir) Xheladin Nikolli u arrestua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Vienën, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hektor Nikollin në 27.10.2009, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e personave të tjerë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 23.02.2010.

Policia bën me dije se Hektor Nikolli, në 19.11.1996, rreth orës 15:30, në vendin e quajtur “Shënllesh”, të Komunës Reç, dhe katër persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit të linjës Peshkopi-Reç, që drejtohej nga shtetasi Rasim Elezi.

Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të vrarë shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe.

Sipas Policisë autorët e kësaj ngjarje pasi janë futur brenda në autobus nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe keqtrajtimit që u kanë bërë pasagjerëve të autobusit kanë grabitur shumën prej 120.000 lekësh, shumë e cila i përkiste administratës dhe asistencës sociale të komunës Reç, të Dibrës.

Shtetasi Hektor (Shaqir) Nikolli, është identifikuar si një nga autorët e ngjarjes pasi ka qenë i pamaskuar.

mit/NOA

KOMENTE