Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të premten në protestë paqësore për shpirtrat e tre të vrarëve
English

Rama: Të premten në protestë paqësore për shpirtrat e tre të vrarëve

Tiranë, 24 janar 2011, NOA – Pas takimit me Presidentin Bamir Topi, Kryetari i Opozitës Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp se të premten e 28 janarit populli do të demonstrojë në mënyrë paqësore për të nderuar shpirtin e viktimave të pafajshme, që i ekzekutoi dora e egër e shtetit. Në një konferencë të posaçme për shtyp pak minuta më parë, kryetari i Opozitës tha se “në 28 janar ne do t’i kundërvihemi në mënyrë paqësore kësaj dhune. Le ta përgatisim 28 janarin me lutjen për shpirtin e atyre që mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryesocialisti Rama duke iu referuar akuzave të mbrëmshme të kryeministrit Berisha ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe SHISH-it, si pjesëmarrës në puçin ndaj shtetit, theksoi se “Berisha po bën presion ndaj Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror”. Sipas Ramës, SHISH dhe Prokuroria janë të vetmit institucione që Berisha nuk i ka vënë dot nën zgjedhë. “Në 28 janar do të protestojmë për të nderuar të vrarët” tha Rama duke vërejtur se shqiptarët kërkojnë që ekzekutorët të vihen përballë drejtësisë. E në këtë kontekst Rama akuzoi Policinë e Shtetit se me aktin e rëndë të mosarrestimit të gardistëve po tregon se nuk po i përgjigjet detyrës së saj në mbrojtje të popullit dhe lirisë. Shefi i Opozitës shtoi se vrasësit e demonstruesve janë strehuar nën mbrojtjen e shtetit dhe policisë, ndërkohë që populli pret që ekzekutorët e tre të pafajshmëve të vihen përpara drejtësisë. Ai tha se kryeministri Berisha po i cilëson ekzekutorët heronj e po akuzon Prokurorinë për urdhër-arrestet e lëshuara e ende të pazbatuara nga Policia e Shtetit. mit/NOA

KOMENTE