English

Zyrtare, PDK fiton zgjedhjet me 32.40 %

Prishtinë, 24 janar, NOA - Pas rivotimit në Mitrovicë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultate preliminare në nivel vendi, për subjektet politike, që garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit.

Partia Demokratike e Kosovës fiton 32.40 %, Lidhja Demokratike 24.67 %, Lëvizja Vetëvendosje 12.55%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 11.09 %, Aleanca Kosova e Re 7.22 %, Partia Fryma e Re 2.15 % dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.13 %.

Rezultatet preliminare në nivel vendi u shpallën njëkohësisht me rezultatet e rivotimit në Mitrovicë, në bazë të të cilave, sipas KQZ-së, PDK ka fituar 47.47 %, LDK - 22.3 %, VV - 11.5 %, AAK- 6.3 %, AKR -6.0 %, FER - 1.4 % dhe LDD - 0.2 %.

Sipas KQZ-së, dalja e votuesve në nivel vendi është 47 %.

a.k./NOA

KOMENTE