Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Po anulimit të manifestimit të PD
English

Berisha: Po anulimit të manifestimit të PD

Tiranë, 25 Janar 2011 NOA – Kryeministri Sali Berisha përgatit anulimin e manifestimit të së shtunës i paralajmëruar pas shtyrjes nga e mërkura si ditë e paracaktuar më herët.

“Do të shqyrtojmë mundësinë e anulimit të takimit të së shtunës për të mos u menduar si një lëvizje populiste ndërkohë që ajo ishte një dalje kundër dhunës, ndaj jemi duke e konsideruar këtë kërkesë, e cila është kërkesë e ambasadorit Arvizu, ambasadorëve të tjerë, por ç’është e vërteta kjo kërkesë më është bërë nga shumë shqiptarë si nga diaspora dhe këtu”, - deklaroi z.Berisha.

“Zgjedhja e të shtunës pas shtyrjes nga e mërkura nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç dy arsyeve, e para ishte ditë pushimi dhe e dyta, sinoptika”, tha Berisha duke shpjeguar pse e kishte fiksuar për fundjavën që vjen.

Kryeministri Sali Berisha e bëri këtë pohim para pak çastesh pasi ka dalë për një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, e dyta e thirrur vetëm ditën e sotme.

Dalja e Berishës lidhej me deklaratat e zonjës Ina Rama në daljen e saj të parë për mediat pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit.

Por Berisha më tepër se për Ina Ramën, doli edhe për të shprehur qëndrimin si lider i mazhorancës, mbi kërkesën e Arvizu që të shtyhet ose anulohet manifestimi i paraparë për ditën e shtunë.

e.r/NOA

Vijon...

KOMENTE