English

Kosovë, në Kuvend vetëm 10 deputetë serbë

Prishtinë, 25 janar 2011, NOA- Vetëm dhjetë do të jenë deputetët serbë në Kuvendin e ri të Kosovës. “Njëqind deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët e Kosovës u takojnë të gjithë shqiptarëve pasi partitë nga pakica serbe dhe nga pakicat e tjera nuk kanë kaluar pragun e pesë përqindëshit dhe nuk mund të kenë më shumë se 20 deputetë, të cilat u janë caktuar përmes kuotave. Kjo formulë është bërë në bazë të përllogaritjeve, duke iu referuar formulave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)”, ka thënë për mediat Adnan Merovci, ish-kryetar i KQZ-së. Sipas tij, PDK do të ketë 37 deputetë, LDK 28 deputetë, Vetëvendosje 14, AAK 13 dhe koalicioni i AKR-së me shtatë subjekte të tjera do të ketë tetë deputetë, ndërsa 20 deputetë do të kenë komunitetet pakicë, prej të cilëve 10 janë serb. a.y/NOA

KOMENTE