Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone nis fushatën “Go green”: Ricikloni celularët e vjetër, mbroni mjedisin
English

Vodafone nis fushatën “Go green”: Ricikloni celularët e vjetër, mbroni mjedisin

Tiranë, 25 janar 2011, NOA - Nuk dini ç’të bëni me celularin tuaj të vjetër? Riciklojeni atë! Skema e re e riciklimit të aparateve celularë nga Vodafone Albania tashmë ofron një llampë ekonomike për çdo celular të dorëzuar, ndërsa kërkesa e shpejtë për teknologji ka çuar në përmirësimin shumë të shpeshtë të celularëve. Duke filluar nga data 26 Janar 2011, falë mbështetjes së dhënë nga General Electric, Vodafone Albania rifillon fushatën ‘Go Green’ për riciklimin e celularëve të përdorur, në të gjithë vendin duke dhuruar për të gjithë ata që riciklojne aparatet e tyre celulare një llampë ekonomike, që ndihmon në kursimin e energjisë. Sipas të dhënave, vetëm në Europë, zëvendësohen miliona celularë çdo vit. Kjo tashmë paraqet një problem mjedisor, sa i përket problemit se ç’farë do të bëhet me mbetjet elektronike duke ditur se hedhja e celularëve të vjetër dhe aksesorëve shkakton ndotje serioze të mjedisit? Kompania celulare Vodafone Group, ku bën pjesë edhe Vodafone Albania, e ka kthyer problemin në një mundësi për të zbatuar politika për mbrojtjen e mjedisit. Tashmë celularët e vjetër grumbullohen dhe riciklohen duke u shndërruar në lëndë të parë për industrinë apo riparohen për t’u përdorur në tregje të reja ku çmimi i një celulari krejt të ri është një pengesë për t’i blerë ato. Vodafone Albania është i vetmi operator shqiptar në fushën e komunikimeve elektronike që në perputhje me politikat mjedisore te zbatuara ne nivel global dhe lokal, nxiti riciklimin e aparateve celularë të përdorur. Fillimisht, skema e riciklimit të celularëve u prezantua në vitin 2006 në dyqanet Vodafone. Gjatë vitit të shkuar fushata e riciklimit “Go green” nga Vodafone Albania solli në treg të parët karikues aparatesh celularë me energji diellore, të cilët u dhuruan të gjithë atyre që ricikluan aparatet e tyre celularë duke i dorëzuar pranë rrjetit të dyqaneve Vodafone. Vodafone Albania duke parë si me kujdes mbrojtjen e mjedisit edhe në kuadër të politikave të përgjegjshmërisë sociale të biznesit, sjell këtë nismë të re, e cila ndihmon jo vetëm në sensibilizimin e opinionit publik për mbrojtjen e mjedisit, por edhe në kulturën e kursimit të energjisë elektrike. Vodafone fton çdo qytetar të vizitojë dyqanet Vodafone në të gjithë vendin që të dorëzojë për riciklim celularët e përdorur dhe që nuk nevojiten më. Sipas Vodafone, ky veprim do të parandalonte hedhjen e celularëve të përdorur e të panevojshëm në pikat e grumbullimit të mbeturinave, të cilat nuk ofrojnë mundësinë e veçimit dhe përpunimit të veçantë të baterive dhe pjesëve të tjera të aparatëve celularë që janë të dëmshëm për mjedisin dhe qytetarët. Vodafone thekson se “Duke ricikluar qoftë dhe një celular të vetëm ne ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit!”. NOA

KOMENTE