English

Arvizu, konferencë për mediat për 21 janarin

Tiranë, 26 janar, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu do të japë sot një konferencë për mediat. Ambasada e SHBA-ve njofton se takimi i ambasadorit me mediat do të bëhet në orën 14:00.

Pritet që diplomati i SHBA-ve të mbajë një qëndrim në lidhje me situatën politike në vend.

Gjatë ditës së djeshme, Arvizu ka zhvilluar takime me kryetarin e PS-së në lidhje me situatën e krijuar dhe ka kërkuar anulimin e demonstratave. Nga ana tjetër po sot, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Tomas Cantrymen ka kërkuar që Partia Socialiste të anuloj protestën.

a.k/NOA

KOMENTE