English

Arvizu: Palët të rezervohen në deklarata

Tiranë, 26 janar, NOA – Ambasadori i SHBA u ka bërë thirrje dhe një herë palëve që të shmangin demonstratat. Ai ka thënë në një konferencë të dhënë sot për mediat se gjatë takimit të djeshëm me Ramën i ka kërkuar atij heqjen dorë nga demonstrata.

Ndërkohë që një gjë e tillë duket se nuk është pranuar deri më sot nga kreu i PS-së. Arvizu ka folur dhe për kërkesën e prokurorisë për hetimin e ngjarjes së datës 21 janar.

Diplomati i SHBA-ve ka thënë se “hetimi duhet të jetë i plotë dhe i besueshëm dhe se do të sjellim ekspertë për 21 janarin”.

Ai ka theksuar se është e nevojshme që këto momente palët të shmangin dhe deklaratat e forta politike.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE