Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni i BE, nga Presidenca drejt Kryeministrisë
English

Delegacioni i BE, nga Presidenca drejt Kryeministrisë

Tiranë, 26 Janar, NOA Update – Pasi ka përfunduar takimin në Presidencë me kreun e shtetit Bamir Topi, delegacioni i Bashkimit Evropian i kryesuar nga Miroslav Lajcak, i është drejtuar tashmë mjediseve të Kryeministrisë për të zhvilluar aty një takim me kryeministrin Sali Berisha.

Delegacioni evropian është dërguar në vendin tonë nga vetë komisionerja e Jashtme e BE, Katerinë Ashton, Lajcak, për të diskutuar nga afër me krerët kryesorë të politikës në vend mbi situatën e rënduar të krijuar pas 21 Janarit.

Ende nuk është bërë publike se çfarë pala evropiane mund të ketë diskutuar me kreun e shtetit, porse dihet se misioni i të dërguarve të Ashton është ai i ndërmjetësimit për gjetjen me çdo kusht të një zgjidhje mes palëve të politikës në vend, për t’u distancuar njëherë e mirë nga ajo që ndodhi në 21 Janar ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE