English

Gjermania kërkon nga Ballkani ndihmë në hetimin mbi Dick Martin

Prishtinë, 26 janar 2011, NOA- Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Dieter Steinbach, në një konferencë për shtyp, ka kërkuar që vendet e Ballkanit, duke veçuar Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë duhet të bashkëpunojnë në hetimet mbi akuzat e raportuesit të KiE, Dick Marty.

“Rezoluta e miratuar nga Asambleja Parlamentare e KiE thërret të gjitha palët, Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë që të bashkëpunojnë në hetimet e mundshme dhe Gjermania pret që ky bashkëpunim të ndodhë”, ka deklaruar Steinbach. ai ka theksuar ndër të tjera se ky është një qëndrim që vjen edhe nga shteti Gjerman.

a.y/NOA

KOMENTE