English

Penelope Cruz bëhet nënë për herë të parë

Los Angelos, 26 janar 2011, NOA- Aktorja e famshme Penelope Cruz ka sjellë në jetë fëmijën e parë të saj me bashkëshortin Javier Bardem.

Gazeta spanjolle, “El Pais”, bën me dije se aktorja ka lindur dje fëmijën e parë, por nuk informon lidhur me gjininë dhe emrin e foshnjës.

Për 41-vjeçarin Javier, fëmija erdhi në të njëjtën ditë kur ai ishte dominuar për Oskar në kategorinë Aktori më i Mirë për rolin e tij në dramën spanjolle “Beautiful”.

Çifti i aktorëve, të cilët kanë qenë miq për 12 vite para se të krijojnë lidhje, u martuan në korrik të vitit të kaluar në Bahamas.

Aktorja, e cila do të shihet së shpejti në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, ka lindur në spitalin Cedars Sinai në Los Angeles.

a.y/NOA

KOMENTE