English

Qeveria miraton dëmshpërblimin për 458 ish-të dënuar politikë

Tiranë, 26 janar 2011, NOA – Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme vendimin për dëmshpërblimin financiar për 458 ish-të dënuar politikë të regjimit komunist. Ky vendim përcakton masat e dëmshpërblimit për të tjerë të dënuar politikë, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg nga 30.11.1944 deri më 01.10. 1991, si dhe për familjaret e të dënuarve me dënim kapital duke u ekzekutuar. Shuma totale e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit është në masën 1 902 449. 981 (një miliardë e nëntëqind e dymijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një lekë). Mësohet se Qeveria ka miratuar deri më tani njëmbëdhjetë vendime, nëpërmjet të cilave janë përcaktuar dhe shpërndarë masat financiare të dëmshpërblimit, për një pjesë të ish-të dënuarve politikë. mit/NOA

KOMENTE