Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akademia e Shkencave, aktivitet për Kadarenë
English

Akademia e Shkencave, aktivitet për Kadarenë

Tiranë, 27 janar, NOA - Me rastin e këtij përvjetori, 75-vjetorit të shkrimtarit Ismalil Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë ditën e hënë, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda”, një konferencë jubilare.

Studiues dhe njohës të veprës së akademikut Ismail Kadare do të mbajnë referate mbi krijimtarinë e tij letrare, ndërkohë të ftuar do të jenë edhe personalitete të larta shtetërore. Kadare është shkrimtari më i njohur shkrimtar në arenën ndërkombëtare, i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe i vlerësuar nga kritika botërore.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ("Frymëzime djaloshare", 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike. Por sot Kadare është i njohur për prozën e tij, ku vepra e parë e rëndësishme është “Qyteti pa reklama”. Romane të tjera si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), “Kështjella” (1975), “Kronikë në gur” (1970) etj., vazhdojnë të kenë sukses.

Që prej vitit ‘90 shkrimtari jeton mes Parisit dhe Tiranës. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Në vitin 2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsi", një nga çmimet më prestigjioze në botën letrare. Në këtë konferencë jubilare do të merren në shqyrtim aspekte të ndryshme letrare, por edhe raportet e shumëdiskutuara të shkrimtarit me kohën kur jetoi.

NOA

KOMENTE