Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama po abuzon me apelin ndërkombëtar
English

Berisha: Rama po abuzon me apelin ndërkombëtar

Kryeministri takohet me Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Lituanisë Evaldas Ignatavičius

Tiranë, 27 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Lituanisë zotin Evaldas Ignatavičius ku i bëri një paraqitje të situatës së krijuar si pasojë e protestave të dhunshme dhe përpjekjeve për përmbysjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Berisha i bëri z. Ignatavičius një ekspoze mbi reformën konsensuale zgjedhore, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme të certifikuara ndërkombëtarisht dhe përpjekjeve dështuara të kryetarit të Partisë Socialiste për të deligjitimuar këto zgjedhje për më shumë se një vit e gjysmë.

Kryeministri theksoi se për shkak të këtij dështimi z. Rama ka vazhduar të abuzojë me apelin e komunitetit ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje në përputhje me kornizën kushtetuese dhe brenda institucioneve demokratike, dhe me një skenar të mirë përgatitur ka përshkallëzuar situatën nëpërmjet veprimesh të dhunshme dhe antikushtetuese.

Kreu i Qeverisë, pasi shprehu mbështetjen e plotë për një hetim të gjithanshëm, profesional dhe të paanshëm të tentativës së dhunshme për rrëzimin e qeverisë, i shprehu zotit Ignatavičius shqetësimin se Prokurorja e Përgjithshme me veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë po bllokon dhe dëmton këtë hetim. Në këtë kontekst ai vlerësoi asistencën e menjëhershme të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara në dhënien e ekspertizës gjatë hetimit si një garanci për një hetim profesional dhe të paanshëm.

Ignatavičius vlerësoi lart vendimin e kryeministrit për mosmbajtjen e mitingut të planifikuar për ditën e shtunë.

Ai u shpreh se është e domosdoshme ulja e toneve dhe vendosja e një dialogu politik brenda Parlamentit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të asistuar në këtë proces.

Kryeministri siguroi gjithashtu për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend, përkarshi çdo tentative për shkeljen e tyre.

Gjithashtu ai i përsëriti zotit Ignatavičius ftesën e bërë zyrtarisht OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 Majit duke kërkuar dërgimin e sa më shumë vëzhguesve ndërkombëtarë për të dëshmuar angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

e.t/NOA

KOMENTE