English

Milano, arrin tramvaji-sauna

Milano, 28 Janar, NOA- Dy të rinj projektues kanë vendosur të kthejnë vagonin e një tramvaji në sauna. Kjo ka ndodhur në Milano, ku pronarët e “QC TermeMilano” kanë vendosur të kthejnë tramvajin në sauna duke respektuar plotësisht karakteristikat historike të tramvajeve në Milano që janë në shërbim për më shumë se 100 vjet.

Ideatorët kanë shpjeguar idenë e tyre duke thënë: "Udhëtimi në rrugët e qytetit çdo ditë është shumë stresant, tramvaji ynë sauna është provë se jo të gjithë transportet publike të irritojnë, por mund të ofrojnë edhe relaks".

a.e./NOA

KOMENTE