Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço-Borg: Shqipëria ka potenciale me interes për investitorët maltezë
English

Naço-Borg: Shqipëria ka potenciale me interes për investitorët maltezë

Tiranë, 27 janar 2011, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço theksoi se Shqipëria me burimet e saj natyrore dhe potencialet në disa sektorë të ekonomisë paraqesin një interes të veçantë edhe për investitorët maltezë. Ministri maltez u angazhua që jo vetëm marrëdhëniet tregtare të intensifikohen më tej.

Ministri i ETE-s, Nasip Naço pasi bëri një ekspoze të përgjithshme të zhvillimeve ekonomike në vend, theksoi nevojën për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona.

Në këtë kuadër, zoti Naço shprehu angazhimin e tij për zhvillimin e sesioneve të Komisioneve të Përbashkëta për Bashkëpunimin Ekonomik e Tregtar.

Gjithashtu ministri Naço nënvizoi se reformat strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend kanë ndikuar ndjeshëm në thithjen e investitorëve të huaj.

Naço vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve duhet të përfshijnë sektorët strategjikë të ekonomisë sonë siç është energjetika apo turizmi, nëpërmjet promovimit të komunitetit të biznesit me anë të dhomave të tregtisë, organizimin e forumeve dhe panaireve ekonomike, nxitjes se projekteve me interes e përbashkët etj.

Vetë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg i uroi suksese ministrit të METE-s, Nasip Naço për detyrën e re si Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ndërkohë që vlerësoi performancën ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

mit/NOA

KOMENTE