Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në vigjilje të demonstratës homazh, përfundon takimi Arvizu-Berisha
English

Në vigjilje të demonstratës homazh, përfundon takimi Arvizu-Berisha

Tiranë, 27 janar 2011, NOA – Një ditë para demonstratës homazh me lule e qirinj të 28 janarit, kur opozita dhe familjarët e mbarë populli opozitar është ftuar të nderojnë tre viktimat e demonstratës së 21 janarit, Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu është ritakuar me Kryeministrin Sali Berisha, një takim kokë më kokë, që mësohet se sapo ka përfunduar. Ende nuk dihet se për ç’ka kanë diskutuar diplomati amerikan dhe kreu i ekzekutivit, kur tashmë u mësuar publikisht se Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër të garantojë demonstratën e nesërme, që do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një fakt të cilin policia e argumenton me degjenerimin e demonstratës së kaluar në akte dhune e viktima mes turmës.

Pas takimit me Ambasadorin Amerikan, Aleksandër Arvizu, shefi i qeverisë është takuar edhe me përfaqësuesin e kreut të Presidencës së OSBE-së që mbahet nga Lituania, me Zëvendësministrin e Jashtëm të Lituanisë, Evaldas Ignatavicius, i cili ka mbërritur sot në Tiranë dhe do të takohet me krerë të politikës shqiptare.

Është deri diku e kuptueshme se mesazhet që vijnë nga ndërkombëtarët në këto ditë të rënduara politike janë të qarta, ata kërkojnë përgjegjësi politike nga mazhoranca dhe opozita dhe zgjidhjen e menjëhershme të krizës politike përmes dialogut, i cili pas demonstratës së 21 janarit duket jo fort i arritshëm pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Edhe pas apeleve për anulim të demonstratave në këtë moment kritik, kur prokuroria duhet të hetojë e zbardhë ngjarjet që precipituan me vrasjen e tre demonstruesve, lidershipi i PS-së, Edi Rama ka vendosur të mos e anulojë demonstratën e nesërme, e cila sipas Ramës do të jetë paqësore dhe vetëm me lule e qirinj në nderim të kujtimit të tre demonstruesve që u këputën pa jetë përpara godinës së kryeministrisë.

mit/NOA

KOMENTE