English

Pas Barzaglit, Juventus siguron shërbimet e talentit Piazon

Torino, 28 Janar NOA - Barzagli është në Torino, ku ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventusin. Megjithatë për tu theksuar është se drejtuesit e klubit bardhë e zi, nuk janë mjaftuar me kaq dhe me sa bëhet e ditur ata kanë arritur të sigurojnë dhe shërbimet e talentit të ri brazilian Lucas Piazon. Lojtari është i klasës 94 dhe duhet thënë se këtë herë drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Marotta, ka arritur të mundë konkurrencën e madhe që kishte për talentin, duke qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për Kakanë e ri.

r.b/NOA

KOMENTE