English

Sarkozi: E ardhmja e euros e pasigurt

E enjte, 27 janar 2011, NOA- Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, gjatë fjalimit për “forumin e ekonomisë botërore”, ai pranoi shqetësimet lidhur me të ardhmen e euros pas paketave të ndihmave që iu dhanë Greqisë dhe Irlandës.

Franca aktualisht mban Presidencën e radhës së G20-ës dhe Sarkozi e tha këtë qëndrim gjatë prezantimit të vizionit të tij për grupin.

“Qoftë kancelaria gjermane Merkel, qoftë unë, kurrë nuk do t’i kthejmë shpinën euros. Kurrë nuk do ta braktisim euron”, theksoi Sarkozi.

Ai theksoi se ata që vënë bast kundër euros duhet të kontrollojnë mirë paratë e tyre por sipas tij Franca dhe Gjermania kurrë nuk do ta lejojnë dështimin e euros.

a.y/NOA

KOMENTE