Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në Facebook, hakerat sulmojnë faqen e Mark Zuckerberg
English

Skandal në Facebook, hakerat sulmojnë faqen e Mark Zuckerberg

Facebook, 27 Janar, NOA- Një haker ka arritur të vjedhë në Facebook profilin e Mark Zuckerberg, duke shkelur privatësinë e rrjetit më popullor social. Themeluesi i Facebook është bërë kështu objekt i talljeve, jo vetëm për shkak se pirati informativ ishte në gjendje të hynte në faqen e tij personale, por, edhe sepse ai ka postuar një koment në statusin mitik të Mark Zuckerberg në emër të tij.

Kjo ka qenë mënyra më e mirë për të treguar se rrjeti social nuk është i sigurt, pasi një haker ishte në gjendje të hynte në profilin personal të Mark Zuckerberg dhe prej aty të shkruajë mesazhe. Me mesazhin e tipit "flamuri i ngulur në majën e malit më të lartë", hakeri u vetëshpall nga atje lart fituesi i “Hacher Cup” (Kupa e Hakerave).

Hapësira private kushtuar “The Person of The Year 2010” (Njeriu i Vitit 2010), Mark Zuckeberg, ka përfunduar në duart e një hakeri me përvojë, i cili pastaj menjëherë provon aftësitë e tij duke shkruar mesazhe dhe komente. Dhe në fund, klikon me tallje opsionin: "Më pëlqen"

Si pasojë Facebook u detyrua të heqë profilin e themeluesit të saj, pa dhënë asnjë lloj koment lidhur me këtë incident. Hakeri ka postuar mesazhin: "Në qoftë se Facebook ka nevojë për para, në vend të shkojë në bank, pse nuk shnderrohet ne nje “biznes social”, në ate mënyrë sic që përshkruhet nga fituesi i Çmimit Nobel, Junus Muhammedi? Çfarë mendoni ju? # Hackercup2011 ".

Me shumë gjasa kjo është një referencë e qartë për investimet e kohëve të fundit mbi rrjetin social të grupit "Goldman Sachs", që në një farë mënyre kërkon të shtyjë Facebook të braktisë sistemin tradicional kapitalist për t’iu afruar më tepër sistemit Yunus dhe biznesit të tij social.

Hakeri ka treguar shumë thjeshtë që jo vetëm profilet e përdoruesve të Facebook janë në rrezik, por edhe ai i themeluesit të tij.

Mesazhi i hakerit nuk ka kaluar pa u vënë re, në fakt ai mori shumë vërejtje dhe fyerje nga ana e përdoruesve të Facebook.

a.e./NOA

KOMENTE