English

Vidhte kabllo elektrikë dhe të Albtelekomit, arrestohet

Gjirokastër, 27 janar, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar 22-vjeçarin

Haxhi Rexha, lindur dhe banues në këtë qytet pasi dyshohet si autori i disa vjedhjeve të kabllove të Albtelekomit dhe kabllove elektrikë që furnizonin Kalanë e qytetit.

Siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, u dokumentua me prova ligjore se ky person para tre ditësh, në lagjen “Zinxhira”, nga pjesa e sipërme e urës, në të dyja anët e saj ka prerë dhe ka marrë kabllin telefonik prej 400 kopjesh.

Ky kabëll shërbente si rrjet primar për zonën telefonike nr.11 dhe furnizonte abonentët e “Albtelekom” të lagjeve Zinxhira, Cfakë dhe SMT të qytetit Gjirokastër.

Po kështu, ky person gjatë javës së parë të muajit janar 2011, ka prerë dhe ka marrë kabllot elektrik përreth kalasë që shërbejnë për furnizimin me energji të rrjetit të ndriçimit të kalasë së qytetit.

Më pas, të gjitha kabllot e vjedhura ai i ka shitur në një pikë shumice ku grumbullohen hekurishte.

Ndaj tij rëndon vepra penale e “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE