Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtare, Policia: Nuk e garantojmë demonstratën e dytë të opozitës
English

Zyrtare, Policia: Nuk e garantojmë demonstratën e dytë të opozitës

Tiranë, 27 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka vendosur të japë përgjigje negative për PS në kërkesën e saj për tubim nesër në Tiranë dhe deklaron se nuk e garanton mbarëvajtjen e këtij grumbullimi të opozitës.

Arben Nasufi, përfaqësues i drejtorisë policore doli para mediave dhe bëri publike, përgjigjen ndaj shkresës nr.4, date 26.01.2011 “Njoftim për tubim” të subjektit Partia Socialiste, Dega Tiranë.

Këtu bie në sy fakti se PS nuk ka kërkuar një demonstratë por një tubim, ndryshe nga kërkesa e së enjtes së kaluar. Për më tepër, ndërsa në kërkesën e mëparshme të cilës Policia Tiranë i dha përgjigje pozitive, nuk kishte orar mbarimi por vetëm të nisjes në 13.00 e në vijim, këtë radhe, kërkesa është specifike dhe mjaftohet në vetëm dy orë.

Më poshtë ndiqni deklaratën e plotë të Policisë Tiranë:

“Sot më datë 27 janar 2011, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bën publike përgjigjen e saj, lidhur me kërkesën për tubim të Subjektit Partia Socialiste, Dega Tiranë për ditën e nesërme, si vijon:

Ne përgjigje të shkresës Tuaj, Nr.4 prot, date 26.01.2011, “Njoftim për tubim”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftoni për organizimin e një tubimi homazh në datë 28 Janar 2011, ora 13.30 deri ne orën 15.30, ku grumbullimi i pjesmarrësve organizohet në disa vend grumbullime, duke lëvizur në drejtim te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë,

Pavarësisht nga masat qe po merr dhe do marrë Policia e Shtetit në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe bazuar në nenin 1, pika 2, te Ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” ;

Duke patur parasysh se tubimi i datës 21 Janar 2011 degjeneroi ne akte dhune, cënim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve te Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës së tyre funksionale për garantimin, mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;

Duke patur parasysh se një numër i madh protestuesish në tubimin e lartpërmendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, etj,

Si dhe duke u bazuar në informacionet që administrohen nga strukturat e Policisë së Shtetit,

për të cilat (re: pika i) dhe ii) Drejtoria e Policisë sp Qarkut Tiranë ka bërë referimet e veprave penale në lidhje me aktet e mësipërme,

Drejtoria e Policisë se Qarkut Tirane, ka vendosur:

Zhvillimi i një tubim-homazh te tillë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,

Sipas sanksionimit ligjor, te nenit 1, pika 2, të Ligjit Nr.8773, date 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe në rrethana të tilla, Policia e Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij tubimi”.

e.t/NOA

Skema e demonstratës, Bare: Garantojmë sigurinë

VIDEO: Demonstrata e 21 janarit degjeneroi në dhunë

[media id=12 width=620 height=440]

KOMENTE