English

Arrestohet studenti, iu gjet në banesë një pistoletë

Shkodër, 28 janar, NOA - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga forcat e Policisë së Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i 21-vjeçarit Dorian Bushi, vjeç 21, lindur në Lezhë dhe me banim të përkohshëm në Shkodër.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, i ndaluari është një student dhe arrestimi i tij u bë, pasi nga informacionet e marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të marrë me qera, në lagjen “Tre Herojntë”, të qytetit Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri tip pistoletë.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Shkodër, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE