English

Papandreu: Greqia së shpejti del nga kriza

E premte, 28 janar 2011, NOA- Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se Greqia shumë shpejt do të dalë nga kriza falë nismave të marra nga qeveria për një hap të tillë. Këtë deklaratë kreu i qeverisë Greke e bëri në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos. Gjatë fjalës së tij ai tha se, se nuk do të diskutojë për borxhin e saj, por për masat që qeveria po merr për të dalë nga kriza ekonomike dhe sipas tij, Greqia është në rrugë të mbarë për kapërcimin e krizës. Një ditë më parë Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi deklaroi se situata e monedhës evropiane është në gjendje kritike. a.y/NOA

KOMENTE