Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk merremi me zgjedhjet e 8 majit
English

Rama: Nuk merremi me zgjedhjet e 8 majit

Tiranë, 28 janar 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se, opozita do të vazhdojë protesta për zgjedhje të parakohshme.

“Unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe e kam kuptuar përgjigjen e një pyetje që u bë në një moment të caktuar .Gjithçka thashë lidhur me komitetin Ndërkombëtar nuk është pakënaqësi ndaj tij, por i mirëkuptoj të gjitha përpjekjet e tyre për të qenë sa më të balancuar në raport me një situatë që është absolutisht e frikshme”, u shpreh ai.

Lidhur me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin ai tha se, “ministri i Brendshëm i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu dorëzuar para drejtësisë. Letra e policisë së shtetit ka garantuar faktin që ai të mos jetë më drejtues i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë”.

Lidhur me formën se si u mbajt kjo demonstrat-homazh, Rama tha se. “Pikërisht demonstrata e sotme e cila kishte një zëmërim edhe më të madh se sa ajo e shkuar ishte jo vetëm paqësore por edhe shembullore për imazhin e Shqipërisë në sytë e botës sepse nuk u provokua si herën e parë. Unë e kam thënë dhe e përsëris në rast se në 21 janar nuk do kishte një skenar për të inkriminuar opozitën ajo nuk do të ishte kthyer në një shembull për gjithë botën, madje nuk do të ishte thyer asnjë xham”.

Ndër të tjera ai theksoi se Presidenti dhe Kryeprokurorja u vunë në presion.

“Më lejoni të shtoj se gjithë përshkallëzimi nga ana e të ashtuquajturit Kryeministër i hapave për të vënë nën kontrollin e dhunës dhe të frikës edhe institucionet e Presidencës dhe Prokurores së Përgjithshme, duke vazhduar dhuna e 21 janarit tregoi se kush e ka dashur, kush e ka provokuar dhunën e 21 janarit, askush tjetër veçse Sali Berisha”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se, në rast se demonstrata e 21 janarit nuk do ishte provokuar nuk do të kishte patur asnjë arsye për të patur këtu sot të gjithë botën e gazetarisë dhe medias ndërkombëtare.

Lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 8 majit ai theksoi se, “Pozicioni ynë për zgjedhjet e 8 majit është edhe ë i qartë seç ishte përpara vrasjeve dhe nxjerrjes së Policisë së Shtetit nga kuadri ligjor i Shqipërisë, përballë Kryeprokurores në presion dhe përpara agresionit përballë Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Ndër të tjera ai theksoi se, “Basha është një ministër në rikërkim, ndërkohë që për sa i përket Presidentit unë e konsideroj tërësisht që ai është vënë në shënjestrën e sulmit tërësisht fashist të të ashtuquajturit Kryeministër.

Sipas tij këto fakte tregojnë se nuk mund të bëhen zgjedhje të lira në Shqipëri.

Sipas tij, problemi i madh i këtij vendi nuk është mungesa e ligjeve por moszbatimi i frikshëm që nuk iu bëhet atyre.

a.y/NOA

KOMENTE