Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sony paraqet të dhënat e Playstation-it të ri portabël
English

Sony paraqet të dhënat e Playstation-it të ri portabël

SHBA, 28 Janar NOA - Sony ka vendosur të bëjë të ditura të dhënat e Playstation Portable, duke mos pritur formën zyrtare të prezantimit të tij, i cili do të lançohet në treg muajt e ardhshëm. Faktikisht aparatura e re do të jetë e pranishme në dyqane, gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe do të jetë kompatibël me lojërat e vjetra të Sony PSP, krahas atyre të zhvilluara për platformën PlayStation Suite e cila sapo është prezantuar. Playstation Portable do të ketë një ekran 5.0-inch me prekje, të tipit OLED me një rezolucion prej 960 x 544. Të mundshme janë lidhjet HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth, krahas marrësit GPS dhe ai gjithashtu do të jetë i pajisur me një levë të dyfishtë analoge. Nuk do të mungojnë dhe një kamera e dyfishtë, acelero-metër, xhiroskop dhe busulla elektronike. Playstation i ri Portable më në fund do të braktisë disqet e tij tradicional në formatin UMD për lojërat, në favor të shkarkimit të tyre nga rrjeti.

r.b/NOA

KOMENTE