Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Ignatavicius: Kyç për situatën, dialogu politik dhe hetimi i pavarur
English

Topi-Ignatavicius: Kyç për situatën, dialogu politik dhe hetimi i pavarur

Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Po sot, përpara se të niste demonstrata homazh e opozitës, e cila sapo ka përfunduar, Përfaqësuesi i kryetarit të Radhës së OSBE-së, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Evaldas Ignatavitius në takimin me Presidentin e Republikës Bamir Topi theksoi se zgjidhja e situatës është kyç në këtë moment kritik të krizës politike mes mazhorancës dhe opozitës pasojë e demonstratës së 21 janarit. Ignatavicius apeloi se tashmë nevojitet në mënyrë urgjente gjetja imediate e gjuhës së përbashkët mes palëve, e vullnetit për një dialog sa më të shpejtë e konstruktiv në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë.

Ai bëri thirrje që udhëheqësit politikë të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes, që në këtë moment sikundër tha ai mund të nxisë akte të dhunshme që cënojnë rendin publik, institucionet kushtetuese dhe stabilitetin, e për më tepër sigurinë e jetës për qytetarët shqiptarë.

I dërguari i posaçëm i Kryesisë së Radhës së OSBE-së ndau të njëjtën pikëpamje me Kreun e Shtetit shqiptar, Bamir Topi sa i përket nevojës për një hetim tërësor e të paanshëm të ngjarjeve të 21 janarit.

Ai nënvizoi se duhet të ruhen e të respektohen institucionet e pavarura duke sjellë në referencë edhe afrimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe përmbushjen e perspektivës integruese evropiane të Shqipërisë, që do të siguronin njëkohësisht edhe vazhdimësinë e mbështetjes e të ndihmesës së OSBE-së nëpërmjet pranisë së saj në vendin tonë.

Në këtë takim, Kryetari i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e OSBE-së përgjatë gjithë rrugës së Shqipërisë dhe të popullit shqiptar për konsolidimin e institucioneve demokratike, krijimin dhe forcimin e shoqërisë civile, aftësimin profesional të administratës publike, funksionimin e shtetit ligjor sipas standardeve dhe parimeve demokratike.

“Edhe këtë radhë vëmendja e faktorit ndërkombëtar është fokusuar në Shqipëri për shkak të situatës dhe klimës politike në vendin tonë, të rënduar së tepërmi sidomos për shkak të ngjarjeve tragjike të 21 janarit dhe për këtë gjendje ne ndajmë shqetësimin e jashtëzakonshëm”, - u shpreh Presidenti Topi gjatë takimit me zotin Ignatavicius.

Pasi nënvizoi qëndrimin e tij institucional dhe vullnetin maksimal për vendosjen e një dialogu të menjëhershëm mes partive politike në vend, Presidenti Topi vuri në dukje se dialogu politik duhet të nxitet e të udhëhiqet nga nevoja e qytetarëve shqiptarë për qetësi dhe stabilitet në shërbim të mirëqenies dhe një të ardhmeje të sigurt për ta.

“Në momentet kur ne jemi kaq pranë realizimit të aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane është në detyrën dhe dinjitetin e gjithsecilit prej nesh të gjejmë forcën e vullnetin e duhur politik dhe të zbatojmë të gjithë mekanizmat ligjorë për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve që cënojnë të ardhmen tonë evropiane”, tha Presidenti.

Në këtë kontekst Kreu i Shtetit nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e madhe të zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, të paanshëm dhe transparent për ngjarjet e 21 janarit dhe respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.

mit/NOA

KOMENTE