English

Vodafone, oferta të reja për shërbimin 3G

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA - Rrjeti 3G tashmë është shtrirë në Tiranë dhe sipas burimeve nga kompania e fuqishme globale Vodafone , rrjeti 3G do të mbulojë brenda pak muajve të ardhshëm Durrësin, Shkodrën, Vlorën, Beratin, Fierin, Elbasanin dhe Korçën, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë vendin.

Por, çfarë të rejash dhe çmimesh sjell Vodafone Albania për përdoruesit e shërbimeve 3G?

Menaxherja e Shërbimeve më Vlerë të Shtuar (VAS) tek Vodafone Albania, Shqipe Berisha thotë se tashmë interneti i shpejtë nuk është më ekskluzivitet i operatorëve fiks. Sipas Znj. Berisha, karta aktuale SIM e çdo abonenti që ka një aparat celular, tablet apo netbook të përshtatshëm për 3G mund t’iu mundësojnë atyre që të përjetojnë shpejtësi të tilla interneti që klientët ishin mësuar ti përfitonin vetëm përmes shërbimeve tradicionale të internetit me kabëll.

Çmimet që Vodafone Albania ofron për shërbimin e internetit në celular (Mobile Internet Access – MIA) janë vërtet të përshtatura sipas nevojave të klientit. Për një përdorues ditor me parapagesë – paketa ditore e internetit prej 30 MB kushton vetëm 60 lekë (me TVSH); për një javë akses në internet klientët mund të blejnë paketën 7 ditore prej 200 MB për 300 lekë (me TVSH). Të gjithë të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 131 dhe të ndjekin udhëzimet përkatëse për të blerë një nga paketat e mësipërme.

Shumë kanë dëgjuar për shërbimin Vodafone Mobile Broadband (VMB). E thënë thjesht ai përfaqëson shërbimin e internetit me bandë të gjerë përmes një karte SIM të vendosur në një Modem USB . Vodafone sapo ka prezantuar dy oferta tejet të leverdisshme për klientët e planeve me parapagesë dhe kontratë. Për klientët me parapagesë ofrohet modemi USB (14.4 Mbps), karta SIM dhe tre paketa mujore falas 2 GB/paketë për vetëm 6,500 lekë (me TVSH). Pajtimtarët e VMB me kontratë, në momentin e nënshkrimit të kontratës së pajtimit, përfitojnë Modemin USB (14,4 Mbps) dhe për muajin e parë të pajtimit përfitojnë 2GB ose 5 GB pa pagese fikse mujore në varësi të planit tarifor të përzgjedhur VMB 2GB apo VMB 5GB. Këto produkte mund të blihen në çdo dyqan Vodafone.

Tashmë me të njëjtat tarifa si për telefonatat e zakonshme, të gjithë abonentët nën mbulimin e rrjetit 3G të Vodafone mund të përdorin shërbimin “video-thirrje”. Abonentët mund të zgjedhin të përdorin shërbimin video-thirrje për të parë dhe folur me miqtë, të afërmit dhe partnerët e biznesit, mjafton që të dy palët të kenë mbulim me rrjetin 3G dhe aparate celulare të përshtatshëm për video-thirrje .

Hollësitë, kushtet dhe afatet e ofertave të mësipërme dhe të gjitha të dhënat mbi shërbimet 3G mund të gjenden duke klikuar www.vodafone.al.

KOMENTE