Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Nisma për paqe, një flamur në çdo ballkon
English

PDU: Nisma për paqe, një flamur në çdo ballkon

Tiranë, 29 janar, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve që të ngrenë sot në ballkonet e tyre flamurin kombëtar shqiptar, duke dëshmuar distancimin nga aktet dhunës.

“Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj do të shpërndajnë sot në pesë qytete të ndryshme të vendit për të gjithë qytetarët mijëra flamuj kombëtar dhe u bëjmë thirrje që të gjithë të vendosim në ballkon një flamur. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët duan një Shqipëri më të mirë, pavarësisht ngjyrave politike. Uniteti kombëtar është ajo çka na duhet sot dhe jo përçarja! Ky flamur është ai që na garanton të qenit një!”, thuhet në njoftimin e PDU-së.

Kjo nismë vjen si pasojë e ngjarjeve të fundit të datës 21 janar. Sipas PDU “situata e fundit në vendin tonë është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe të gjithë ne pavarësisht bindjeve politike e ndjejmë nevojën për stabilitet, paqe dhe bashkëveprim në të mirë të atdheut”.

PDU thekson se është koha që të lihet pas “gjuhën e urrejtjes, parullat që na ndajnë nga njëri tjetri, simbolet që na përçajnë dhe t’i rikthehemi simbolit që na bashkon të gjithë pavarësisht qëndrimeve dhe bindjeve: flamurit kombëtar, ku të gjithë jemi të përbashkuar, siç thoshte me plot të drejtë Asdreni”.

a.k/NOA

KOMENTE