Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria përfaqëson minorancën e shqiptarëve
English

PS: Qeveria përfaqëson minorancën e shqiptarëve

Tiranë, 29 janar, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni tha sot për mediat se pjesëmarrja e mijëra qytetarëve në demonstratën homazh tregoi se mazhoranca aktuale përfaqëson pakicën e qytetarëve shqiptarë.

“Demonstrata e homazhit ishte një mesazh i qartë që i dërgohej nga qindra mijëra shqiptarë një regjimi të ngujuar e rrethuar me ushtarë e policë, i cili sot nuk përfaqëson veç një minorancë ndër shqiptarët: ndërsa Sali Berisha me çdo ditë që kalon po tregon se nuk ndan asgjë nga kultura dhe vlerat europiane, ai ka përballë një popull europian, i cili nuk do të reshtë së protestuari në emër të atyre vlerave e parimeve që shkelen përditë me këmbë nga ky pushtet”, tha sot Gjeremani.

Ai falënderoi në emër PS gjithë pjesëmarrësit në demonstratë dhe u shpreh se homazhi ishte imazhi “më i mrekullueshëm që populli shqiptar mund t’i transmetonte një bote skeptike e të shqetësuar nga përpjekjet e turpshme të këtij regjimi për të mbjellë frikë e panik”.

Ajo ka theksuar se qytetarët dje kërkuan drejtësi për vrasjen e 3 demonstruesve. “Homazhi i djeshëm nuk ishte thjesht një shfaqje respekti ndaj të rënëve dhe një sfidë qytetare e paqësore që i bëhej regjimit. Ajo ishte po ashtu një thirrje që drejtësia në Shqipëri të bëjë punën e saj e sigurt se ka mbështetjen dhe solidaritetin e çdo qytetari, e çdo gruaje e çdo nëne, në kushtet kur sulmohet paburrërish”, tha Gjeremeni.

a.k/NOA

KOMENTE