English

Skandal tek Inter, akuza homoseksualiteti lojtarit

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ekipi i futbollit të Interit është akuzuar ditën e sotme nga një qytetar se ka në formacion një futbollist homoseksual.

Në një intervistë të publikuar në gazetën “Il Centro”, italiani Mario Ferri akuzon për një ngjarje që ndodhi në Abu Dabi, ku ai ishte i pranishëm për të ndjekur zikaltërit në Botërorin e Klubeve.

“Një futbollist i Interit më propozoi që të ngjitesha në dhomë, në hotelin Shangrila ku skuadra ishte sistemuar. Ai më ofroi të kryenim marrëdhënie seksuale, në këmbim të 4 mijë eurove. I thashë jo, sepse nuk jam një prostitutë dhe as homoseksual”, deklaron qytetari italian.

Duke vijuar rrëfimin e tij ai shprehet se, ishte njohur me futbollistin më parë në një diskotekë në Milano dhe se kishin biseduar madje kishin shkëmbyer edhe numrat.

Ndër të tjera ai thotë se lojtari nuk është italian. Ky rrëfim ka tronditur ekipin e Interit, i cili duket se do të përballet me një situatë aspak të këndshme.

E ndërkaq mediat italiane menjëherë kanë filluar të transmetojnë lajmin për skandalin e zikaltërve.

KOMENTE