Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentati ndaj Ramës, një muaj burg për 3 personat
English

Atentati ndaj Ramës, një muaj burg për 3 personat

Tiranë, 30 janar, NOA – Update- Seanca e dhënies së masës ndaj të dyshuarave për atentat ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përfunduar me dënimin 1 muaj burg të tre personat.

Gjatë parashtrimit të fakteve në seancë është vlerësuar se tre personat kanë shprehur idenë për ekzekutimin e kreut socialit, pas djegies së makinës së Luan Ramit në datën 21 janar gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës.

Tre të arrestuarit; Luan Zenel Rami, 37 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë, Fatos Hamit Rami, 29 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë, Afrim Ali Kica, 33 vjeç, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë, janë dënuar me nga një muaj burg.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, i thanë agjencisë NOA se Luan Rami, 37 vjeç, nga Burreli me banim në Tiranë, është personi që ka tentuar të planifikojë vrasjen e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Sipas të njëjtave burime, Rami ka konstatuar pas demonstratës së 21 janarit të opozitës, se automjeti i tij, ishte dëmtuar me zjarr nga demonstruesit, një pjesë e të cilëve degjeneruan në dhunë.

I irrituar nga ky fakt, Luan Rami ka dashur të hakmerret dhe ka planifikuar të kryejë një hakmarrje pse jo publike, pikërisht më 28 janar, një javë më pas, në demonstratën e dytë të opozitës.

Por pak orë para se të niste mesditën e së premtes 28 janar, demonstrata homazh, policia ka arritur që të zbulojë me sinjale të ardhura në rrugë operative dhe më tej duke përdorur metoda speciale hetimi, se Luan Rami po përgatitej vetë i tretë të sulmonte Edi Ramën.

Menjëherë është bërë, paraditen e 28 janarit, arrestimi i të treve pohojnë burimet e mësipërme për agjencinë NOA.

Vetëm sot në mesditë, kur të dyshuarit dolën për masë sigurie në Gjykatën e Tiranës, në një komunikatë zyrtare, Policia e Shtetit tha se “si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, më datë 28.01.2011, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve”.

NOA

KOMENTE