English

ElBaradei zbut protestuesit: Egjipti po fillon një jetë të re

Kajro, 30 janar 2011, NOA- Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Mohamad ElBaradei, mbërriti pasditen e sotme në sheshin ku manifestuesit thërrisnin “populli kërkon rrëzimin e presidentit” ose “do të sakrifikojmë jetën dhe gjakun tonë për atdheun”.

“Ju kërkoj të kini durim, ndryshimi do të vijë, jemi në rrugë të mbarë, forca jonë është në numrin tonë”, u shpreh ElBaradei para manifestuesve.

Duke vijuar më tej ai shtoi se, “Egjipti është në fillim të një jete të re”.

Egjipti dhe kryeqyteti i tij Kajro është prej kohësh në protestë dhe manifestim pasi kërkon largimin e presidentit Mubarak, i cili prej 30 vitesh nuk është larguar nga posti.

a.y/NOA

KOMENTE