Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Kërkojmë vetëm tabulatet, jo bisedat
English

Halimi: Kërkojmë vetëm tabulatet, jo bisedat

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Ndërkohë që Shefi i opozitës Edi Rama e cilësoi të paligjshme vënien në dizpozicion të hetimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit të tabulateve telefonikë të krerëve të shtetit, deputeti demokrat Eduard Halimi, njëkohësisht Kryetari i këtij Komisioni ka sqaruar sot në një prononcim për mediat se komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit ka kërkuar vetëm tabulatet telefonikë dhe jo përmbajtjen e bisedave të kryera në këtë ditë nga krerët e institucioneve të larta të shtetit, Presidentit, Kryeministrit, Kryeprokurores, Shefit të SHISH-it, apo dhe Shefit të Opozitës dhe disa deputetëve të saj. “Komisioni Hetimor Parlamentar ka kërkuar thjesht tabulatet, jo përmbajtjen e bisedave të kryera. Komisioni ka kërkuar vetëm, skedarët për të bërë transparencën e zhvillimeve të atyre ditëve”, deklaroi Halimi.

Deputeti Halimi siguroi se “Ata që kanë frikë nga transparenca duhet të dinë, se ngjarja e 21 janarit do të përshkohet nga rrezja e të vërtetës. Por frika nga transparenca flet vetë”, ndërkohë që garantoi se komisioni është i vendosur për të bërë transparencën e ngjarjeve të 21 janarit.

Duke përligjur hetimet e komisionit në fjalë, ku bëjnë pjesë vetëm anëtarë të mazhorancës, deputeti demokrat theksoi se “Objekti i hetimit penal të Prokurorisë është krejt tjetër nga objekti i Komisionit Hetimor Parlamentar”.

Sipas Halimit, prokuroria nuk ka pranuar të hapë çështjen penale për veprime masive të dhunshme si dhe të hapë çështjen penale për marrjen e pushtetit me dhunë.

Ndërkohë tha ai, Komisioni Hetimor po heton ekzistencën e puçit të shtetit. “Nuk ka mbivendosje për këto hetime. Komisioni Hetimor është fuqiplotë në gjithë procesin e marrjes të çdo lloj dokumenti hetimor”, vuri në dukje më tej Halimi.

Por, sipas ekspertëve dhënia e tabulateve të bisedave të personave me integritet të lartë në shtet, qoftë edhe vetëm telefonike nga kompanitë celulare përbën shkelje të ligjit, një veprim që mund të përbënte një puç ndaj institucioneve të vendit.

mit/NOA

KOMENTE