English

Haxhinasto i drejtohet me një mesazh vendeve të BE

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – “Shqipëria është një vend demokratik që ka institucione të konsoliduara, këtu është një sistem në të cilin metodat që po përdor opozita nuk mund të jenë në shërbim të qëllimeve politike”.

Kjo është deklarata që ka bërë sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto si një mesazh ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që nesër (e Hënë) pritet të mblidhen e të diskutojnë për situatën në Shqipëri.

I cituar sot nga Ansa, kreu i diplomacisë shqiptare ka lëshuar këtë mesazh për ministrat e Jashtëm të BE-së që do të mblidhen në Bruksel, ku do të diskutojnë për situatën politike në Shqipëri dhe miratojnë raportin e të dërguarit të Ashton, Lajçak.

Haxhinasato garanton Bashkimin Europian në angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar 12 prioritetet që Brukseli i ka dhënë Tiranës zyrtare.

Nga ana tjetër Haxhinasto ka theksuar se “reformat për integrimin e vendit” mund të realizohen “me bashkëpunimin politik të opozitës për një proces legjislativ normal dhe me pjesëmarrjen në Kuvend gjatë votimit të ligjeve që kërkojnë një mazhorancës të cilësuar”.

a.k/NOA

KOMENTE