Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazhe në Teatrin Kombëtar për Liza Vorfin
English

Homazhe në Teatrin Kombëtar për Liza Vorfin

Tiranë, 30 janar, NOA – Sot në orën 11:00 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohen homazhe për aktoren e Liza Vorfi. Personalitete të artit, por edhe politikan të njohur pritet të jenë në ceremoninë që do të organizohet nga Teatri Kombëtar për aktoren e njohur, e cila u nda dje nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Liza Vorfi ishte një nga themelueset e këtij institucioni dhe njëkohësisht një shkolle aktrimi për brezat.

Për kontributet e saj te spikatura ajo është nderuar me medaljen Urdhri “Naim Frashri” i artë nga Presidenti i Republikës më 11 korrik 2008.

Aktorja Liza Vorfi, u lind në Gjakovë më 29 nëntor të vitit 1924. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.

Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina “Borgjezi fisnik”, Beatriçja “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia “Karnavalet e Korçës”, Marta “Cuca e maleve”, Mara “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.

Nder rolet e saj me te spikatura që kane mbetur ne kujtesën tone:

Në Teatër; Elmira tek “Tartufi”, Beatrisa tek “Shërbëtori i dy zotnive”; Dezdemona tek “Otello”; Aktorja tek “Hamleti”; Martirio tek “Shtëpia e Bernarda Albës”; Julia Shevicova tek “Morali i zonjës Dulska”; Dorina tek “Borgjezi fisnik”; Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”; Marta tek “Cuca e maleve”; Mara tek “Përmbytja e madhe”; Në kinematografi; “Furtuna”; “Debatiku”; “Komisari i dritës”; “Rrugicat që kërkonin diell”

“Lulëkuqet mbi mure”; Ata ishin katër”; “Ne vinim nga lufta”; roli i fundit është kontesha tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur.

NOA

KOMENTE